Makina përfshihet nga flakët në aksin Qafë Thanë-Pogradec
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2024, 08:18
Një makinë është përfshirë nga flakët këtë mëngjes në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”.
Për pasojë, automjeti tip “Ford” u dogj, ndërsa drejtuesi me iniciale B. M., banues në Korçë doli në kohë nga mjeti, duke i shpëtuar lëndimeve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale.