''Dosjes së Onkologjikut t'i shkohet deri në fund'', Alimehmeti: 60% e parave për shëndetësinë, i paguajmë nga xhepi

Mjeku, Ilir Alimehmeti i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora Neës u shpreh se 60% e parave për Shëndetësinë ne i paguajmë nga xhepi.

Alimehmeti: Ajo dosje besoj unë do ketë një kohë për tu studiuar. Unë inkurajoj fort që të shkojnë deri në fund, ta studiojnë deri në fund për të parë se sa persona janë të përfshirë.

Ajo që më bën përshtypje është se kanë qenë këto mesazhe që kanë ngritur revoltën dhe nuk la qenë fenomeni.

Fakti që ne paguajmë nga xhepi për shëndetësinë dhe nuk është as rasti i parë dhe as rasti i fundit.

Por që ne e dime se na e ka thënë OBSH që 60% e parave për Shëndetësinë ne i paguajmë nga xhepi, ne këtë e dinim.

Që ne e dijmë se kemi buxhetin më të ulur për Shëndetësinë edhe këtë e dinim.

Që ka mungesa medikamentesh dhe pajisje që nuk funskionojnë edhe këtë e dinim.