Ikën për pak i nxehti/ Në pak minuta shiu i rrëmbyer përmbyt rrugët e Tiranës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2024, 09:05
Ditët e nxehta me temperatura të larta janë zëvendësuar sot nga ulja e temperaturave dhe reshjet e shiut.
Shiu i fortë ka përfshirë këtë paradite kryeqytetin e vendit, duke shkaktuar edhe përmbytje në disa rrugë.
Kanë mjaftuar pak minuta që të bllokohen puseta dhe të krijohen probleme në qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve në Tiranë.