“Ministrja ju ka shkarkuar” mjekja acarohet me gazetarin Vatnikaj: Po kush je ti ore, ti s’je askushi!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Qershor 2024, 10:36
Mjekja Alketa Ymeri Pere ka dhënë një prononcim sot para gazetarëve teksa po futej në gjykatë për masën e sigurisë lidhur me skandalin në Onkologjik.
Ajo me tona të acaruar ka debatuar me gazetarët, teksa në një moment i është kthyer edhe gazetarit të Ora News, Edison Vatnikaj pasi ai i tha se e ka shkarkuar ministrja.
Edison Vatnikaj: Ka një vendim se ju jeni shkarkuar nga detyra me një vendim të ministres?
Ymeri Pere: Kush është e shkarkuar, nuk jam e shkarkuar!
Edison Vatnikaj: Do të vazhdoni të shkoni në Onkologjik?
Ymeri Pere: Patjetër që do të shkoj.
Edison Vatnikaj: Ka një vendim që nuk jeni më pjesë e Onkologjikut!
Ymeri Pere: Po kush je ti ore, ti s’je askushi!
