Skandali te Onkologjiku/ Dashi: Janë bërë publike emrat e mjekëve, kjo është shkelje e rëndë

Mjeku, Erion Dashi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se janë bërë publike emrat dhe të dhënat personale të mjekëve në skandalin e Onkologjikut.

Dashi: Më ka ardhur shumë keq që ermat e mjekëve janë bërë publikë.

Janë bërë publike të dhënat e tyre personale, siç janë adresat, emrat e prindërve.

Ne jetojmë në një shoqëri ku e drejta e privatësisë së informacionit është e shenjtë.

Kërkojmë të hyjmë në shoqërinë europiane, ku ka disa linja të qarta të sjelljes ndaj informacionit.

Në radhë të parë kemi goditjen dhe vendosjen para linçimit të një ekipi prej 5 mjekësh dhe 2 pronarësh të një klinike private.

Kemi nxjerrje të të dhënave të jetës së tyre private.

Kjo është një shkelje shumë e rëndë.