ERDHI DITA/ Më në fund INSTAT do të publikojë të dhënat e Censit: Hajdeni më 28 qershor!
Instituti i Statistikave (INSTAT) do t’i publikojë të dhënat e Censusit të popullsisë për vitin 2023 më datë 28 qershor 2024.
INSTAT: Instituti i Statistikave (INSTAT) ka kënaqësinë t'ju ftojë në Konferencën Finale të “Censit të Popullsisë dhe Banesave, 2023”. Konferenca do të zhvillohet ditën e premte, datë 28 Qershor 2024, në orën 11:00, në Teatrin e Operas dhe Baletit. Bashkëlidhur do të gjeni agjendën e konferencës.
Kjo konferencë shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin tonë, duke vënë theksin te procesi i Censit si një prej proceseve statistikore më madhore dhe të rëndësishme që INSTAT realizon.
Pyetësorët u zhvilluan në shtator të vitit të kaluar, ndërsa afati i iparë për publikimin ishte në 19 qershor. Për shkak të vonesave në komisionin parlamentar të ekonomisë, u akuzua për tjetërsim të rezultateve
Në Census u angazhuan 8 mijë anketues ne terren. Ndër të dhënat e kërkuara kanë qenë gjendja civile, pronat vendqëndrimi, arsimimi dhe të tjera.
