“Plazhi i lirë”në Vlorë, vijon lirimi i hapësirave nga ndërtimet pa leje
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Radhimë, FNSH-në, IKMT Tiranë dhe Vlorë, është kryer ekzekutimi i vendimit për prishjen e një objekti (bar-restorant) të ndërtuar pa leje në vitin 2022, në vijën bregdetare të Radhimës.
Policia informoi se ka nisur procedimi penal për pronaren e këtij objekti me veprimtari bar-restorant, shtetasen F. M., 51 vjeçe, për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”.
Operacioni policor “Coastline” dhe “Plazhi i lirë”, do të vijojë intensivisht në qarkun Vlorë, me qëllim rikthimin e hapësirave publike dhe ndëshkimin sipas ligjit të çdo shtetasi që prek këto hapësira dhe i shfrytëzon ato në mënyrë të paligjshme.