SHBA, Balla pritet nga ndihmëssekretarja e Shtetit, Michele J. Sison
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Qershor 2024, 19:23
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka postuar në rrjetet sociale pamje nga takimi i tij në SHBA, Uashington.
Ai u takua në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Michele J. Sison, ndihmëssekretare e Shtetit për Çështjet e Organizatave Ndërkombëtare.
“Askush nuk mund ta kuptoj më mirë sesa ne shqiptarët dhe amerikanët, sesa e fortë është lidhja që kanë dy vendet tona.
Është një marrëdhënie mbi 100-vjeçare”, tha Balla, ndërsa i dhuroi jelekun tradicional shqiptar.
