Emërohet prefekti i ri i Qarkut të Elbasanit, kryeministri Rama firmos vendimin

Me vendim të Këshillit të Ministrave është emëruar prefekti i ri i qarkut të Elbasanit.

Kryeministri Rama ka firmosur vendimin për të caktuar në këtë post Ali Musliun.

“Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi Ali Musliu emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit”, thuhet ne VKM.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.