Skandali te Onkologjiku/ Bardhi: Grupi parlamentar i PD-së kërkon interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pas mbledhjes së grupit në selinë e PD-së, ka bërë të ditur se, deputetët e Komisionit të Shëndetësisë në Kuvend kanë kërkuar një interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

“Sistemi korruptiv buron nga koka, që nga ministri i Shëndetësisë dhe është shtrirë në të gjithë sektorin e shëndetësisë, - tha Bardhi. - Prandaj edhe interpelanca urgjente me ministren është dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë gjatë ditës së sotme, ka gjithë mbështetjen e Grupit tonë parlamentar dhe të jeni të sigurt që secili prej atyre që është përfshirë në këtë skemë dhe unë kërkoj një hetim të plotë, sepse ka dhe të tjerë të përfshirë, por mbi të gjitha do të duhet të mbahen përgjegjës ata që korrupsionin në sistemin e shëndetësisë e kanë ngritur në sistem.”