Tritan Shehu: Medikamente pafund me origjinë të pasigurt, sistemi nxit kontrabandën

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu në një intervistë në Ora News u shpreh se medikamenet pafund janë me origjinë të pasigurtë dhe se sistemi nxit kontrabandën.

Shehu:  Së pari kemi elementin që tregon se kemi një sistem shëndetësie të kalbur, që funksionon në baza të shtrembërta.

I cili realisht duhet vënë në bankën e të akuzuarve, për problemet e mëdha që janë krijuar në fushën e me naxhimit të shëndetësisë.

Ka vënë në vështirësi të mëdha edhe mjekë të nderuar.

Së dyti vjen cështja e përgjegjësisë individuale, e përgjegjësive që kanë individë të ndryshëm.

Duhet pritur hetimet pasi jemi akoma në ditët e para dhe jam i bindur se hetimet do vazhdojnë.

Farmaceutika shqiptare është në ditët më të zeza të saj.

Sepse tregu i medikamenteve shqiptare, i farmaceutikës shqiptare është mbushur me medikamente me origjinë jot ë sigurtë.

Medikamente të pacertifikuara nga EMA.