Të premten numri i popullsisë/ Opozita akuzon vonesa me qëllim manipulimin, PS: Gjithçka brenda afateve ndërkombëtare

Te premten publikohen të dhënat e censusit te popullisë.

INSTAT ka bërë të ditur edhe një herë përfundimin e analizës së të dhënave duke dalë në konkluzion se sa persona jetojnë në territor.

Pyetësorët u zhvilluan në shtator të vitit të kaluar, ndërsa afati i parë për publikimin ishte në 19 qershor.

Për shkak të vonesave në komisionin parlamentar të ekonomisë, u akuzua për tjetërsim të rezultateve.

‘’Ne duhet të ngrinim alarm se këto të dhëna nuk po përpunohen në kohë, nuk po jepen.

Këto të dhëna të bëjnë të dyshosh dhe e vërteta do të dali.

Ti kërkojmë llogari drejtuesve të INSTATIT se do mbajnë përgjegjësi për këtë gjë’’.

Por për mazhorancën këto janë afate që zbatohen në çdo shtet demokratik.

‘’Është deklaruar që në krye të herës nga INSTATI edhe dita e publikimit të të dhënave’’.

Në census u angazhuan 8 mijë anketues ne terren.

Ndër të dhënat e kërkuara kanë gjenë gjendja civile, pronat venqëndrimi, arsimimi dhe të tjera.