''T'i hiqet mandati Belerit'', Kreu i FRESSH në Himarë kërkesë KQZ-së: Të mbahen zgjedhjet e reja

Vetëm një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit ku dënoi me dy vite burg të zgjedhurin e Himarës në zgjedhjet e 14 majit, Fredi Belerin, PS nuk ka humbur kohë për shpalljen e vakancës.

Ishte kryetari i Forumit Rinor të Partisë Socialiste në Himarë Eugen Likaj, ai që ka depozituar kërkesën në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për përfundimin e mandatit të Belerit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për kryebashkiakun e ri.

Fredi Beleri, përfaqësuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” u arrestua vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të mbajtura vitin e kalaur 2023 akuzën për blerje e votave.

Ai fitoi mandatin e tij si kryebashkiak i Himarës ndërkohë që ndodhej nën masën e arrestit me burg.

Por pavarësisht se u njoh mandati i tij si kryebashkiak, Beleri nuk arriti të merrte zyrtarisht detyrën pasi nuk u lejua të betohej para Këshillit Bashkiak.

Tashmë pritet që Bashkia e Himarës të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, ku proceduralisht KQZ miraton ndërprerjen e mandatit, pas këtij moment I takon Presidentit të caktojë datën e zgjedhjeve, brenda 48 orëve.

Afati për zhvillmin e tyre  është jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga shpallja e vakancës.

 2024 1719 eugen likaj kerkese konstatimin e perfundimit te parakohshem te mandatit per kryetar te bashkise himare z fredi beleri 1

Dokumenta bashkëngjitur