Skandali tek Onkologjiku, Arbi Agalliu kërkesë për interpelancë me ministren e Shëndetësisë
Opozita ka kërkuar hetim më të thelluar sa i përket skandalit të onkologjikut, ku pacientët dërgoheshin në spital privat, ose u reduktoheshin dozat e medikamenteve.
Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, kërkon zhvillimin e një interpelance ku fokusi do të jetë mbrojtja e jetës
"Është domosdoshmëri dhe jetike të bëhet menjëherë transparencë përpara qytetarëve shqiptar. Duhet të qartësohen arsyet pse nuk ka funksionuar sistemi i mbrojtjes së pacientëve dhe pse kjo skemë korruptive ka kaq kohë që funksionon. Në fakt kjo është shëndetësia falas dhe nuk mund të jetë ndryshe kur vendi është i mbuluar nga korrupsioni” thotë Agalliu.
Nga ana tjetër, kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji kërkon thellim të hetimeve nga ana e organit të akuzës.
"Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Ilir Beqaj apo Albana Koçiu, gjenin lekët që duheshin për koncesionet, ndërsa nuk shtuan buxhetin për medikamente dhe pajisje tek Onkologjiku. Ndaj janë sot ata të parët që duhet të mbajnë përgjegjësi. Krimet në shëndetësi kanë emër, dhe për të pasur drejtësi të vërtetë, prangat duhet të kërcasin lart, në krye të punëve”, tha ajo.
Gjergji e ka cilësuar gjithashtu si çnjerëzore që pacientëve me sëmundje tumorale u është mohuar trajtimi me kimioterapi apo radioterapi.
Ajo shtoi qe këtë problem e kanë ngrit disa here në Komisionin e Shëndetësisë e në Parlament duke akuzuar mazhorancën për mosinteresim nga ana e tyre.
