Xhaçka në Kushtetuese/ Gjykata tërhiqet për vendim, Bardhi: Socialistët sfiduan Kushtetutën
Gjykata kushtetuese dëgjoi argumentet e fundit të palëve sa i përket kërkesës për ndërprerjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
Gazmend Bardhi i kujtoi trupës se më 11 prill gjykata i kërkoi kuvendit që raporti të paraqitej në kushtetuese.
Sipas këtij argumenti është institucioni më i lartë i drejtësisë që vendos nëse duhet apo jo që një parlamentar të qëndrojë në detyrë.
Ndaj Bardhi tha se PS nuk e zbatoi këtë detyrim.
Ndryshe nga kryetari i grupit parlamentar të PD u shpreh përfaqësuesja e Kuvendit dhe përfaqësuesi i Xhaçkës.
Tanimë është në dorën e Gjykatës kushtetuese për të vendosur nëse votimi i shumicës socialiste me 11 prill ishte apo jo në shkelej me kushtetutën.
Opozita pretendon se me marrjen e statusit investitor strategjik të bashkëshortit të ish ministres kemi të bëjmë me konflikt interesi.