‘Minimumi jetik është zgjidhja e duhur’, Teliti: E trishtë të diskutosh për ushqimin edhe të fëmijëve deri në këtë pikë
Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, reagon pas publikimit të Unicef mbi varfërinë dhe kequshqyerjen e fëmijëve shqiptarë dhe bën thirrjen ndaj mazhorancës socialiste që të votojnë pa humbur kohë propozimin e PD-së për minimumin jetik, propozim i paraqitur në Kuvend që prej qershorit 2023.
Teliti: Shqipëria nuk do arrijë për të paktën 2-3 dekada standartet e jetesës së vendeve të zhvilluara europiane, por të flasës e të diskutosh për kafshatën e bukës në vitin 2024 është sa e trishtë po aq e pabesueshme për një vend që aspiron për tu integruar në BE.
Të dhënat e fundit të Unicef nxjerrin lakuriq si mbretin ashtu edhe “mbretërinë” e tij të propagandës së pamëshirshme, e denjë për vende si Koreja e Veriut. Një në dy fëmijë sot është i uritur dhe i kequshqyer, me pasoja të pallogaritshme në të tashmen dhe të ardhmen e vendin tonë. Aty e kanë propozimin e PD-së mbi vendosjen e minimumit jetik, mbi një vit që fle gjumë ky propozim në sirtaret e Kuvendit.
⁉️A ka vullnet mazhoranca socialiste për ta miratuar minimumin jetik? A ka vullnet mazhoranca për të luftuar varfërinë? ⁉️A ka vullnet për të rritur një brez të mirëushqyer njësoj si fëmijët e vendeve të tjera? Kohë për të humbur nuk ka, cdo ditë që kalon pa miratuar minimumin jetik aq më të mëdha janë pasojat negative.
