“Inceneratorët” rikthehen në kuvend! Opozita: Qeveria dështoi me djegësit. PS: Qëndrime pa vend

Prezantimi i një marrëveshje me Francën për riciklimin e mbetjeve në Tiranë dhe Durrës bëri që përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e ligjeve ta konsiderojnë pranim  nga ana e qeverisë të dështimit me incineratorët.

Përgjigjen e morën zv. ministrja e jashtme Megi Fino, e cila theksoi nuk është përmbyllur ende asgjë.

Në mbështetje të zv. ministres doli dhe deputeti socialist Xhemal Qefalia, i cili e cilësoi një pyetje të pavend.

Por opozita nuk u dorëzua. Gjatë mbledhjes së komisionit ishte dhe deputeti opozitar Dashnor Sula i cili kërkoi shpjegim për paratë që përdoren për inceneratorët.

Ndër projektet e tjera që parashikohen në bashkëpunim me Francën kanë të bëjnë qëndrueshmërinë kibernetike, krijimi i institucioneve parauniversitare franceze si dhe zhvillimi i burimeve të reja për energjinë e rinovueshme.