Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin për Fredi Belerin, ambasadorja greke: Për fat të keq kjo çështje ngre pikëpyetje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Qershor 2024, 13:43
Ambasadorja greke në Shqipëri ka reaguar pas vendimit të Apelit të GJKKO për dënimin me burg të Fredi Belerit. Konstatina Kamitsi shprehu zhgënjimin në një deklaratë për mediat, pasi doli nga SPAK.
“Për fat të keq shumë aspekte të kësaj çështje ngrenë pikëpyetje, sa i përket objektivitetit të procesit, siç është çështja e shkeljes së prezymimit të pafajësisë, paraburgimi i zgjatur, dënimi jo proporcional dhe moslejimi i të drejtës së betimit.
Më gjithë dëshirën e popullin të Himarës, siç u shpreh ajo përmes procesit zgjedhor, bashkia drejtohet akoma edhe sot nga persona që nuk zgjedhur prej votuesve”, tha Konstatina Kamitsi.
