Përgjimet"/ Me Helidonin nuk flas se është në rang kryeministri i lartë, ta operojë Mondi im, tek “Onko” se i qan…”
Një nga bisedat që pasqyrohet në dosjen e prokurorisë së Tiranës është fakti ku tregohet se si pacientët e sëmurë me kancer transferohen për tu operuar në klinikat private.
Pacientët meren nga shteti dhe të njëjtët doktorë që punojnë në shtet, bëjnë operacionet e pacientëve në klinikat e tyre private.
Një skemë kjo e ditur por dhe e llahtarshme e përdorur gjerësisht nga shumë mjekë në Shqipëri, të cilët i marin pacientët në shtet dhe i operojnë në privat, duke përdorur mashtrime të ndryshme si ka rradhë në shtet, nuk ka ilaçe, nuk ka instrumenta, nuk është doktori dhe çfarë do truku tjetër vetëm me qëllim sorollatjen e pacientëve me qëllimin e vetëm që ata të detyrohen në privat.
Madje dy bashkëbisedueset që në dosjen e prokurorisë shfaqen me emrat Silvana dhe Flutura, tregohet qartë se kush mjek është në rrangun e lartë të kryeministrit, që sipas Silvanës është doktori Helidon Nini, me të cilin nuk flitet.
Ndërsa Silvana, i tregon se me Helidon Ninin nuk e ndihmon dot për pacientin me kancer të gradës së dytë, por i thotë se Tek “Onkologjiku” me këdo doktor tjetër të fusja unë pa radhë që nesër.
“…Mondi im tek kirurgjia, i qan, ta bëjmë pa rradhë…”-i thotë ajo.
Sipas dosjes hetimore në datën 30 nëntor 2023 në orën 13:30 biseda ka qënë si më poshtë vijon:
Silvana: He moj Flutura si ke qënë?
Flutura: Vazhdon me përshëndetjet dhe i tregon për një pacient me kancer në gradën e dytë agresiv që ka nevojë urgjente për operim dhe është e lidhur me doctor, Helidon Ninin.
Silvana: Me Helidonin, nuk të ndihmojë dot nuk kam asnjë lloj kontakti. E vetmja ndihmë që mund të të jap është ta operojë Mondi im tek kirurgjia se i qan, ta bëjmë pa radhë. Tek “Onko” me këdo doktor tjetër të fusja unë pa radhë që nesër, por me Helidonin nuk flas se është në rang kryeministri e lartë, s’pyet për të tjerë.
Flutura: Po na thanë ka shumë radhë, po dhe kësaj nga zyra do ja kenë sugjeruar.
Silvana: S’ka radhë fare, por e gjitha është skemë për ta dërguar në privat se asnjë punë nuk kanë. I bëjnë të gjitha për t’i sorollatur që t’i dërgojnë në privat pacientët se e di unë shumë mirë.
Flutura: Pa të nxjerrë ti po e diskutoj njëherë me ta dhe flasim sërish.
Ndërkohë në 5 dhjetor 2023 në orën 08:51 e mer në telefon Emiljano Lela, koordinatori i spitalit Onkologjik i cili është subjekt i këtij hetimi duke I thënë se si më poshtë vijon:
Silvana:Emiljano…
Emiljano:Shefe si u gdhive, është një porosi nga Erjona?
Silvana:Po është…Ja se po zbres unë poshtë tani.
Në dosje Emiljano Lela, koordinator i Onkologjikut rezulton të orientonte pacientët tek mjeku Edmond Gashi.
Gjykata e Tiranës caktoi sot 7 masa sigurie pas hetimeve që zbuluan skandalin brenda spitalit onkologjik në QSUT. Pacientëve me tumor nuk u ofrohej shërbimi, dhe përmes disa mjekëve dhe stafit, orientoheshin drejt privatit për operacione dhe vizita në klinikën e mjekut të Onkologjikut Edmond Gashi.
Me detyrim paraqitje janë edhe zv/drejtoresha e QSUT, Brikena Qirjazi, që sipas hetimeve kishte përgjegjësinë për funksionimin e kobalto-terapisë. E njëjta masë edhe për një ish-specialiste pranë spitalit, Drilona Kishta, e cila aktualisht jeton në Amerikë.