Ambasada amerikane: Koordinatori i DASH për Antikorrupsionin vizitë në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2024, 12:23
Koordinatori i DASH për Anti-Korrupsionin do të zhvillojë vizitë në Shqipëri.
Ambasada e SHBA shprehet se sot arrin në Shqipëri R.Nephew.
Ambasada deklaron se Nephew riafirmon mbështetjen e SHBA për reformën në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen.
“Sot mirëpresim Richard Nephew, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global.
Nephew po viziton Shqipërinë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ai do të takohet me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë civile shqiptare, si dhe me zyrtarë publikë”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë.
