Korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, nis gjyqi për Kryebashkiakun e Rrogozhinës, Memolla: Gati të përballem me drejtësinë

Në GJKKO është zhvilluar seanca e parë për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, i cili akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022.

Memolla tha se ishte si dëshmitar dhe është i gatshëm të përballet me drejtësinë për të provuar pafajësinë.

''Është një proces qe ju e dini.

Isha si dëshmitar.

Jam i gatshëm te përballem me drejtësinë për të provuar pafajësinë”, tha Memolla.