Shqipëria kërkon Durim Bamin/ Balla: Dubai nuk është strehë e krimit, do vendos gjykata

Autoritetet shqiptare kanë besim se durim bami do të kthehet në pranga nga dubai për tu përballur me akuzat e ngritura nga prokuroria e posaçme.

Ministri i brendshëm Taulant Balla thotë se dosja e SPAK është dërguar e plotë ndërsa do të pritet shqyrtimi i dokumenteve në process gjyqësor në emirate e bashkuara

‘’Jemi në fazën e vlerësimit të dokumentacionit të përgatitur nga prokuroria e posacme nga pala e Emiratave të Bashkuara Arabe.

Edhe ata kanë ato procedurat e tyre gjyqësore’’.

Balla thekson se Dubai nuk do të jetë streha e të kërkuarve për krime

Për kreun e policisë së shtetit mungesa e një marrëveshje ekstradimi nuk është pengesë, pasi në çdo rast janë rrugët e drejtësisë ato që garantojnë procesin

Durim bami u shpall në kërkim nga gjkko në muajin maj ku akuzohet për krijimin e kushteve për të kryer vrasje, organizatë kriminale dhe për kultivim të lëndëve narkotike