Reforma Zgjedhore në ngërç/ Kume: Nuk është koha që e vë nën presion procesin, por mungesa e dëshirës
Eksperti i çështjeve zgjedhore, Kristaq Kume në një intervistë në Ora Neës u shpreh se nuk është koha që e vë nën presion procesin e reformës Zgjedhore, por është mungesa e dëshirës për ta bërë këtë process.
Kume: Një proces i cili nuk po dallon esencialisht nga ato të mëparshmit.
Klasa politike pavarësisht se si dhe sa deklarohet, me ç’duke edhe kësaj rradhe ka për të treguar të njëjtën qasje të njëjtën sjellje ndaj detyrës që ne kemi si vend.
Përvec të tjerash, Shqipëria duke qenë firmëtare e kartës së Stambollit, anëtare e OSBE-së, është deklaruar se pranon që proceset zgjedhore të vëzhgohen nga komisionet e vëzhguesve ndërkombëtarë.
Ndryshimet do të jenë në rastin më të mirë në favor të atyre që kanë fuqinë për ta bërë.
Fuqinë për ta bërë e kanë dy partitë kryesore në vend. Nuk ka pse ta konsiderojmë të dështuar procesin dhe të pamundur procesin.
Nuk është koha që e vë këtë proces nën presion por është mungesa e dëshirës për ta bërë atë.
