EMRI/ Shiste doza kanabisi në Durrës, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari, tentoi të largohej me vrap
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Qershor 2024, 09:59
Arrestohet 30-vjeçari në Durrës, pasi u kap mat duke shitur kanabis.
Pas hekurave ra shtetasi Luvio Shtora.
Njoftimi i policisë:
Vijon megaoperacioni kombëtar antidrogë “Tempulli 3”.
Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 30-vjeçar që shiste lëndë narkotike.
30-vjeçari tentoi të largohej me vrap kur pa punonjësit e Policisë.
Sekuestrohet një sasi kanabis që 30-vjeçari do ta shiste në zonën e Nishtullës, Durrës.
Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas në lagjen nr.7 në Durrës, shiste lëndë narkotike, organizuan punën dhe falë veprimeve operacionale kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin:
