Aksident në Pogradec/ Furgoni del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit, plagoset drejtuesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2024, 14:16
Një aksident është shënuar mesditën e së shtunës në qytetin e Pogradecit, ku një furgon mallrash, drejtuesi i të cilit ka humbur kontrollin ka dalë nga rruga dhe është për plasur fillimisht me shtyllën e ndriçimit dhe më pas ka marrë para pemë dhe vazo dekorative pranë një bar kafe.
Për pasojë ka pësuar lëndime drejtuesi i mjetit që u dërgua në spital për kontrolle mjekësore, por jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje mbrriti policia për zbardhjen e rrethanave të aksidentit i cili ka ndodhur në një nga rrugët më të populluara të qytetit siç është Bulevardi “Reshit Çollaku”.
