Inteligjenca artificiale në futboll, Martenika: Është e ndarë në 2 kategori, përmirëson efiktivitetin e ekipeve

Eksperti i teknologjisë, Ermand Martenika në një intervistë në Ora News u shpreh se inteligjenca artificiale në sport është e ndarë në dy kategori.

Martenika: Dikur realizoheshin në mënyrë manuale, mjafton të kishe një bllok dhe një stilolaps.

Kurse sot realizohet me anë të softuerit analitik, gjatë së cilës trajnerët i përcaktojnë lojtarët që në fillim.

Sa më shumë tu bëhet ekipeve aplikimi i këtyre skemave, kjo përmirëson edhe efiktivitetin e ekipeve.

Unë mendoj se inteligjenca artificial në sport është e ndarë në dy kategori.

Kemi të bëjmë me aspektin mjekësor dhe me skemat e futbollit.