Humb jetën turisti polak në Vlorë, ja dyshimet e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2024, 15:44
Një shtetas polak ka humbur jetën në fshatin Pilur, në vendin e quajtur “Kisha”, në Vlorë.
Dyshohet se shkak për vdekjen e 74-vjeçarit është bërë arresti kardiak.
“Sot, në fshatin Pilur, në vendin e quajtur “Kisha”, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak shtetasi polak 74 vjeç.
Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
