Udhëtimet në zonat malore/ Rreziku i humbjes së kontaktit. Operatorët: E nevojshme guida
Në shumë raste, turistët e huaj humbin orientimin në zona me pyje apo malore për shkak të mungesës së njohurive të pamjaftueshme të territorit
Olger Berberi, operator turistik, thotë se pavarësisht hartës apo pajisjeve teknologjike në një udhëtim, në zonat malore është e domosdoshme një guide turistike.
Berberi përmend edhe disa nga zonat më kërkuara për turistët ku kushtet atmosferike herë pas here janë jo të qëndrueshme.
Për Berberin, humbja e kontaktit në zona të thella shpesh bëhet shqetësuese dhe e rrezikshme për sigurinë e turistëve prandaj ai apelon që asnjë turist të mos marrë përsipër një përgjegjësi të tillë, pasi njohuritë që mund të kenë për territorin ku ata do të udhëtojnë shpesh janë të pamjaftueshme.
Rasti më i fundit i një iniciative të tillë pa guidën e nevojshme përfundoi me vdekjen e një turisti bullgar në Malin e Jezercës.
