Pamje nga aksidenti i rëndë në Kamëz/ Mjeti përplaset me makinën, merr para edhe dy këmbësoret, humb jetën 46-vjeçarja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2024, 15:15
Më datë 16.06.2024, në rrugën "Nënë Tereza", shtetasi B. K., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe më pas me shtetaset F. M., 46 vjeçe, dhe Xh. M., 20 vjeçe (këmbësore).
Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja F. M., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Xh. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.