EURO 2024/ Ndeshja e dytë në grupin A, mësoni formacionet zyrtare të Hungari-Zvicër

Hungaria do të përballet me Zvicrën, takim i vlefshëm për Grupin A të Kampionatit Europian 2024.

Gjermania mbrëmjen e kaluar arriti të triumfonte kundër Skocisë, duke marrë 3 pikët e para të këtij grupi, ndërsa po këtë synim kanë të dyja këto skuadra ditën e sotme.

Xhaka dhe Shaqiri i kanë premtuar tifozëve që do ta çojnë ekipin të paktën deri në gjysmëfinale, dhe rrugëtimi fillon pikërisht këtu, me takimin kundër Hungarisë.

HUNGARIA (3-4-2-1): Gulashi; Szlai, Orban, Lang; Kerkez, Shafer, Nagi, Fiola; Szoboszlaui, Sallai; Varga |

Trajner: Marko Rosi

ZVICRA (3-4-2-1): Zomer; Shar, Akanzhi, Rodrigez; Vildmer, Xhaka, Frojler, Ndoje; Vargas, Ebisher; Duah |

Trajner: Murat Jakin