Sot ndeshja ndaj Italisë, Rama në Dortmund, takon shqiptarët në restorant
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Qershor 2024, 14:21
Kombëtarja shqiptare është gati për debutimin në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Gjermani për të mbështetur në stadiumin e Dortmundit, kuqezinjtë që do të përballen me Italinë, këtë mbrëmje, në orën 21:00.
Rama publikoi në rrjetet sociale një foto nga takimi me disa shqiptarë, në një restorant në rrugët e qytetit të Dortmundit.
Ai tregon se vendi i ishte sugjeruar nga disa gjermanë, por se aty kishte gjetur shqiptarë.
“Kur të thotë gjermani aty hahet më mirë, në rrugën kryesore të qytetit dhe ti shkon e gjen shqipet”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.
