EMRI/ Po mblidhte bimë mjekësore në Maliq, bie nga shkëmbi dhe humb jetën 59-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Moglicë të Maliqit. Raportohet se një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga shkëmbi teksa shkoi për të mbledhur bimë mjekësore.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Gjarprit. Sipas dëshmive, Islam Pashollari kishte shkuar në këtë zonë për të mbledhur çaj, por nga pakujdesia dyshohet se është rrëzuar dhe si pasojë ka humbur jetën.