Sherr në Shkodër/ U dhunua me sende të forta, 49-vjeçari përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2024, 10:47
Një 49-vjeçar është paraqitur në spitalin e Shkodrës me dëmtime fizike si pasojë e goditjeve me sende të forta. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se 49-vjeçari është përfshirë në një sherr.
Ngjarja ndodhur rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”.
Shërbimet e Policisë së Shkodrës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
