EMRI/ Dhunohet me sende të forta punonjësi i Bashkisë së Shkodrës, përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2024, 12:18
Punonjësi i bashkisë së Shkodrës Ermal Dizdari është dhunuar gjatë një konflikti.
Ngjarja është shënuar rreth orës 09:00 në lagjen “Salo Halili’.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”, dyshohet se gjatë një konflikti, ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta, shtetasi E. D., 49 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
