Vrasja e Nikulajt, portugezi kërkon në gjyq ndryshimin e masës së sigurisë. Prokuroria kërkoi të sillen nga Maroku…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Qershor 2024, 11:21
Portugezi Ruben Saraiven, i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardjan Nikulaj, është paraqitur në Gjykatën e Lezhës, ndërsa ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.
Raportohet se avokati i Saraiven, Kujtim Cakrani, tha pas përfundimit të seancës se nuk ka asnjë provë ndërsa prokuroria ka kërkuar sende personale nga Maroku, por i kanë kërkuar prokurorisë të zgjerojë hetimin. Kjo pasi në operacionin “Metamorfoza” kanë dalë të tjera fakte. /BW

