PAMJET+EMRI/ Automjete, llogari bankare dhe apartamente nga veprimtari të paligjshme, sekuestrohet pasuria e 36-vjeçarit në Fier

Drejtoria Vendore e Policisë në Fier lajmëron finalizimin e operacionit të koduar “Real estate”, për sekuestrimin e pasurive që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

"Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Fierit, për vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit Arbër Muçaj, 36 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë.

Konkretisht, janë sekuestruar pasuritë si më poshtë:

•2 sipëfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier;

•3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier;

•njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier;

•njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier;

•njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier;

•apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë;

•1 vendparkim në Tiranë;

•12 automjete;

•2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 euro.

Vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale", thuhet në njoftimin e Policisë.

PAMJET+EMRI/ Automjete, llogari bankare dhe apartamente nga veprimtari të