Aksident i rëndë në Kuçovë/ Zetori del nga rruga, humb jetën 55-vjeçari

Një aksident ka ndodhur në fshatin Perondi të Kuçovës.

Një 55 vjeçar duke drejtuar zetorin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke humbur edhe jetën

Njoftimi:

Kuçovë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:45, në rrugën rurale të fshatit Perondi, Kuçovë, mjeti buqësor zetor që drejtohej nga shtetasi R. K., 55 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, drejtuesi i mjetit, shtetasi R. K, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.