Tirana pret sot konferencën Rajonale të INTERPOL për Europën, pjesëmarrës 200 drejtues të lartë policie

Në Tiranë mbahet sot konferenca e 51-të Rajonale të INTERPOL për Europën.

Konferenca është aktiviteti më i rëndësishëm i INTERPOL-it në Europë, ku drejtues të lartë nga vendet anëtare, do të kenë mundësi të shkëmbejnë eksperiencat dhe të marrin vendime për përparimin e masave të agjencive ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. 

Punimet e konferencës zgjasin 3 ditë dhe do të ketë fjalime të autoriteteve të larta shtetërore të Shqipërisë dhe drejtuesve të INTERPOL-it.

Ministria e Brendshme e Shqipërisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Sekretariatin e Përgjithshëm të INTERPOL  Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale, organizojnë Konferencën Rajonale të INTERPOL për Europën, ku marrin pjesë rreth 200 përfaqësues nga agjencitë ligjzbatuese të vendeve të Europës e më gjerë.

Edhe faqja zyrtare e INTERPOL ka publikuar foto e të dhëna nga përgatitjet e fundit që po bëhen në Tiranë për organizimin e takimit të 51-të të Konferencës Rajonale Europiane.