Nga Tirana te Egnatia, kampionët me përforcim të madh në merkato

Regi Lushkja është lojtari më i ri i Egnatias. Lajmi është dhënë nga klubi kampion, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Mesfushori është aktivizuar së fundmi te Tirana, ku në 34 ndeshje në këtë sezon, ka realizuar 2 gola. Më parë, Lushkja ka mbajtur veshur fanellën e Laçit dhe moldavëve të Sheriff Tirasspol.

”Kampionë”.. në “bordin” tonë sa po u bashkua një futbollist lider i Abissnet Superliga.

Klubi njofton se ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me mesfushorin Regi Lushkja.