Eurodeputet nga qelia/ Guri: Zgjedhja e Belerit nuk ishte surprizë, një nga 3 më të votuarit
Nga Albina Murataj Përditësimi i fundit 10 Qershor 2024, 10:36
Gazetari, Etmond Guri në një intervistë në Ora News u shpreh se zgjedhja e Fredi Belerit si Eurodeputet nuk ishtë një surprizë.
Guri: Sigurisht që zgjedhja e Belerit nuk është surprizë.
Unë kam qenë ndër të parët që kam thënë që ishte hapi tjetër i Greqisë.
Është një nga tre personat më të votuar e Demokracisë së Re.
Tashmë Beleri ka fituar një ulëse në Bashkimin Europian.
Pritet për tu parë se si do e menaxhojë politika dhe diplomacia greke e aq më tepër politika dhe diplomacia shqiptare rastin Beleri që tashmë do ketë një vazhdimësi për të paktën 1 mandat 4 vjeçar.
Marrëdhëniet midis dy vendeve të paktën vitet e fundit janë të ngrira totalisht.
