Aksident i rëndë në aksin Fushë Buall-Shushicë, makina humb kontrollin dhe bie në greminë. Vijojnë kërkimet

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Fushë Buall-Shushicë, ku një mjet ka humbur kontrollin duke rënë disa metra në greminë.

Ekipet e zjarrfikëses se Elbasanit, Emergjecat Civile dhe ekipet e Alpinizmit të Kërkim Shpëtimit Malor prej disa orësh vijojnë kërkimet, por terreni i thepisur malor e bën të vështirë punën e grupeve të terrenit.

Bashkia e Elbasanit ka kërkuar ndihmë pranë emergjencave civile të cilat gjithashtu kanë dërguar helikopterin e ndihmës së shpejtë, i cili vijon kërkimet për të lokalizuar vendin ku ndodhet i dëmtuari.

Deri tani dyshohet për vetëm një të dëmtuar.