Të hënën, provimi i Gjuhë-Letërsisë! 20 pyetje me zgjedhje, 12 me shtjellime dhe një ese
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2024, 12:51
Pas provimit të parë të gjuhës së huaj, maturantët do të testohen për njohuritë e gjuhës shqipe dhe letërsisë, të hënën e 10 qershorit.
Mësuesit e gjuhës shqipe dhe letërsisë të përzgjedhur nga Qendra e Shërbimeve Arsimore si hartuesit e tezave janë ngujuar në mjediset e institucionit për të shmangur publikimin e pyetjeve para datës së provimit.
Teksa maturantët po përgatiten me modelet e testeve, të cilat strukturohen me 20 pyetje me zgjedhje, 12 me shtjellim si dhe eseja.
Për përgjegjësin e departamentit të gjuhësisë në Fakultetin e filologjisë Shezai Rrokajn vlen që të rritet pesha e esesë në provim.