EMRI/ I dënuar për vrasje në tentativ, arrestohet 57-vjeçari në Kurbin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Qershor 2024, 10:53
Policia e Kurbit arrestoi një të dënuar për vrasje në tentativë, Agim Zelën, 57 vjeç, banues në Mamurras.
Sipas Policisë, Zela është dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, me 6 vjet dhe 8 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.
Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 4 muaj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
