Partia Socialiste thërret Asamblenë, ja kur do të mblidhet

Partia Socialiste do të zhvillojë të martën në orën 17:00 mbledhja e Asamblesë Kombëtare. Në rend të ditës do të jetë fjala e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

Ndërkohë mbi  ecurinë e procesit të zgjedhjeve të përgjithshme në parti do të flasë sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi.

Asambleja e PS, e mbledhur 3 muaj më parë vendosi edhe për zgjedhjet e brendshme të Partisë Socialiste me 1 anëtar 1 votë.