''Protestat nuk i ndalim'', Balliu-policisë: Na gjeni ose tek bashkia ose tek parlamenti
Shefi i Organizimit në Rithemelimin e PD, Klevis Balliu ishte mes 10 protestuesve të cilët u shoqëruan ditën e sotme nga Policia e Tiranës, pas protestës para Kuvendit.
Në një komunikim për mediat, pas dëshmisë në polici, Balliu tha se protestuesit të cilët janë shoqëruar nga policia nuk kanë bërë ndonjë krim dhe se ata do të paraqiten sa herë që te thirren për këtë arsye.
Ai shtoi se nëse policia nuk i gjen protestuesit, ata do të jenë te bashkia ose te Parlamenti pasi protestat sipas tij nuk do të ndalen.
Balliu: Erdhëm sot u thirrëm se ne vijmë paraqitemi me kënaqësi se nuk kemi bërë ndonjë krim.
Më bën përshtypje se sa shpejt dalin këto informacionet për të kapur protestuesit.
Sikur të kishin operuar më kaq shpejtësi për Krujën dhe Elbasanin, nuk do kishim ato krime.
Sikur të ishte operuar kaq shpejt për Olsi Ramën apo burrin e Olta Xhaçkës, Ramën, të cilët janë përgjegjës për vjedhjet makabre që i bëhen qyetarëve.
Unë kam vetëm një thirrje për policinë.
Sa herë të doni ne këtu do vijmë.
Po nuk na gjetët, do na gjeni o tek bashkia ose tek parlamenti sepse ne protestat nuk i ndalim.
