“Mbrojtja e demokracisë nis nga lufta kundër korrupsionit”, Tabaku: Parlamenti të përmbushë detyrimet, të respektojë pakicën
Deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se parlamenti ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e demokracisë dhe balancës së pushteteve.
E ftuar në konferencën ndërkombëtare të IRI mbi Erozionin e Demokracisë që u zhvillua në Ëashington DC ajo nënvizoi se legjislaturat efektive janë në thelb e vetmja mënyrë për të mbajtur një qeveri llogaridhënëse dhe për të kërkuar transparencë fondesh.
Ky rol i veçantë, u shpreh abaku, vjen vetëm si pasojë e respektimit të opozitës dhe të drejtave të saj pasi vetëm kështu parlamenti mund të jetë serioz.
“Parlamenti duhet të përmbushë detyrimin për të kërkuar transparencë dhe mos lejojë erozionin e demokracisë. Nuk mundet që një parlament të mos respektojë të drejtat e pakicës” u shpreh Tabaku.
Deputetja e PD nënvizoi se partitë politike duhet të përmënojnë demokracinë e brendshme ndërsa theksoi rëndësinë e meritokracisë në përzgjedhjen e kandidaturave apo posteve me rendësi.
Tabaku vuri në dukje se një demokraci e brendshme e dobët dhe një centralizim i pushtetit lehtëson aksionet anti-demokratike.
Më pas ajo theksoi rëndësinë e një llogaridhënie horizontale që siguron më shumë transparencë dhe një përfaqësi më efektive të zonave elektorale.
Mënyra më e mirë, sipas saj, për të krijuar një sistem parandalues mbetet ajo e implementimit të një strategjie politike dhe institucionale.
Ajo u shpreh se bashkëpunimi bipartizan por me siguri të lartë në dëgjimin e opozitës mbetet e një rëndësie të madhe.
“Duhet një vullnet politik dhe gjithashtu reformimi reale që e shpëtojnë parlamentin nga të qenurit partizan apo tejet partiak.”
Sugjeroi Tabaku në fjalën e saj ndërkohë që theksoi edhe nevojën e një shoqërie civile pro-aktive dhe tejet pozitive. Detyra jonë e përbashkët, u shpreh ajo, është që të mbajmë lart parimet e një demokracie duke siguruar transparencë dhe duke luftuar korrupsionin – përfundoi Tabaku duke kujtuar fjalët e Benjamin Franklin.
Jorida Tabaku ishte pjesë e diskutimit të panelistëve me temën erozionit të demokracisë përmes përdorimit të pushtetit legjislativ.
Një temë tepër e njohur për të pasi prej vitesh ajo ka lijëruar në media dhe foltoren e kuvendit përdorimin e Parlamentit të Shqipërisë si një notere për nevojat dhe ligjet me porosi të propozuara nga qeveria.
Postimi i Tabakut:
Në konferencën e organizuar nga IRI në #Ëashington ???????? mbi erozionin e demokracisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit.
Si vëllezër siamezë; erozioni demokracisë dhe korrupsioni janë të lidhur ngushtësisht ndërsa notojnë në të njëjtin pellg të ndenjur me kapjen e shtetit. Simptoma që Shqipëria i ndjen përditë.
Detyra jonë mbetet përballja me këto probleme dhe zgjidhja e tyre. Koha që #Shqipëria ???????? të ndërtojë një projekt të qartë që parandalon korrupsionin dhe lufton për demokracinë.
Kjo arrihet duke i dhënë parlamentit një rol real në balancën e pushteteve. Pra, duke respektuar opozitën që është në fakt esenca e parlamentarizmit.
#Shqipëria ???????? është #Europë ????????, por duhet të luftojë për të ndërtuar demokracinë institucionale perëndimore.
