SI BËHET SHQIPËRIA? Lapaj: Ky vend ka shkuar për dreq, ja propozimet për zgjidhje. Banda e Tatimeve do të shpërbëhet

Njëri nga themeluesit e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”. Adriatik Lapaj i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” deklaroi se falë keqqeverisjes së palëve politike të të dyja kampeve gjatë këtyre tri dekadave Shqipëria është një vend që tashmë ka shkuar për dreq.

Ai tha se për zgjidhjen e kësaj situate lëvizja që ai përfaqëson ka dalë fillimisht me 4 propozime konkrete politike.

“Ne rrugëtimin tonë në shtator të vitit të kaluar të bazuar në 4 shtylla kryesore.

SI BËHET SHQIPËRIA? Lapaj: Ky vend ka shkuar për dreq, ja

Ne mendojmë se ky vend ka shkuar për dreq sepse rregullat e lojës të vendosura prej vitesh favorizojnë një pakicë njerëzish ndaj një shumice të mafdhe të shqiptarëve.

Ndryshimi i thjeshtë i emrave nuk ka sjellë ndryshim cilësor në qeverisje, pasi ka pasur rritje të pritshmërive, që nuk janë përkthyer në të tilla.

Pra çështja ka të bëjë me një formulë të ndërtuar gabim, dhe kjo ka nisur me ndryshimet e vitit 2008 në Kushtetutë që kanë penguar futjen e partive të reja në vend.

Për këtë kemi propozuar hapjen e sistemit zgjedhor; të drejtën e votës së emigrantëve si formulë për të relativizuar blerjen e votave të votuesve që janë në Shqipëri; ligjin për Referendumet, sepse kjo do të korrigjonte vendimmarrjet haptazi të padrejta të kryetarëve të bashkive, apo të qeverisë apo edhe vetë Parlamentit; dhe së katërti depolitizomi i administratës shtetërore për të mos pasur më palë që të jetë arbitër kur ajo vetë është palë. Pra duhet të jetë një palë e tretë e cila nuk është e përfshirë në garën që ndodh.

Shqiptarët nuk kanë çfarë të bëjnë dhe nuk kanë çfarë të humbasin më. Por nëse duan ndryshimin atëherë ata duhet të na vënë ne në provë.

Dhe me formulën që do ndërtojmë, banda e tatimeve do të shpërbëhet që t’i jepet frymëmarrje biznesit të vogël dhe atij të mesëm, si instrumentet e duhura për krijimin e shtresës së mesme në Shqipëri.

Në fokusin e Tatimeve doi jetë vetëm biznesi i madh si pjesa më abuzive që ka krijuar oligarkët në këtë vend", u shpreh Adriatik Lapaj.