E rëndë në Gjirokastër/ 19-vjeçari për*unon një vajzë të mitur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2024, 12:17
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Gjirokastër.
Policia njofton se ka ndaluar një të ri, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.
Çështja po hetohet nga prokuroria për të mësuar si qëndron e vërteta.
Për momentin nuk raportohen më tepër të dhëna.
Më poshtë njoftimi shkurter i Policisë së Shtetit.
Komisariati i Policisë Gjirokastër ndaloi shtetasin V. R., 19 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, pa dëshirën e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
