Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore, Sulaj: Ushqimi, faktori kryesor i rreziqeve që i vijnë shëndetit
Dekani i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit te Universiteti Bujqësor, Kapllan Sulaj në një intervistë në Ora News u shpreh se ushqimi mbetet faktori kryesor i ekspozimit dhe rreziqeve të mundshme që mund ti vijnë shëndetit tonë për shkak të rreziqeve biologjike dhe kimike.
Sulaj: Sot jemi në ditën botërore të Sigurisë Ushqimore e cila është lançuar nga gazeta botërore e Shëndetësisë dhe që prej vitit 2016 ne për çdo vit ne në datën 7 qershor festojmë këtë ditë të shënuar në gjithë botën.
Në fakt kjo është një ditë ku kërkohet të sensibilizohet i gjithë opinion publik për sigurinë ushqimore.
Ne të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se sa i rëndësishëm është ushqimi dhe se çfarë roli dhe impakti ka ain ë shëndetin tonë.
Në këtë kontektst dua të theksoj që ushqimi mbetet faktori kryesor i ekspozimit dhe rreziqeve të mundshme që mund ti vijnë shëndetit tonë për shkak të rreziqeve biologjike dhe kimike.
