PROJEKTVENDIMI/ Rriten pagat për 228 gardistë pranë institucioneve të rëndësishme. Ja sa do jetë masa e shtesës
Truprojat dhe shoferët e Prokurorëve të Posaçëm, agjentëve të BKH-së dhe anëtarëve të Gjykatës së Posaccme do të përfitojnë rritje rroge.
Sipas projektvendimit, duke qenë se puna e tyre ka një natyrë të veccantë, është menduar një stimulim në pagën mujore.
Nga kjo rritje përfitojnë edhe efektivët e Gardës së Republikës që shërbejnë për Presidentin, Kryetaren e Kuvendit, Kryeministrin, Zv.Kryeministrin dhe ministrat.
Nga kjo rritje e natyrës se veccantë sipas vendimit përfitojnë 228 punonjës të Gardës.
Të ndarë sipas objektit të shërbimeve, efektivët përfitojnë konkretisht:

•10 000 lekë në muaj rritje të pagës, 45 punonjësit e Gardës në shërbim të Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe ministrave;
•12 500 lekë në muaj rritje të pagës për 19 punonjës të Gardës në shërbim të Prokurorit të Përgjithshëm, Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm;
•10 000 lekë në muaj rritje të pagës, do kenë 184 punonjës të Gardës në shërbim të ministrave, SPAK-ut, BKH-së dhe GJKKO-së.


